Shtëpia që endërron ish-presidenti Obama

Pasi lanë Shtëpinë e Bardhë, çifti Obama ka lëvizur disa herë me banim por me sa duket tashmë kanë pikasur një apartament “të famshëm” në Manhatan, sipas New York Post. Ish-presidenti do bëjë pronë të tijën një apartament me tarracë në Gracie Square 10, një apartament ku kanë jetuar disa figura të njohura.

Trashëgimtarja e ndërtesës është stilistja Gloria Vanderbilt, ish-zonja e parë e nacionalistit kinez në azil Chiang Kai-shek dhe shkrimtari Tom Wolfe.

Një shtëpi e stilit të viteve ’30 që ofron një pamje të East River, në të cilën kanë ndodhur edhe tragjedi.

Shtëpia që çifti Obama ka ndër mend të banojë në të sipas zërave është e mallkuar.

Por, pse? Këtë e tregojnë faktet e mëposhtme:

Prillin e kaluar në katin e fundit të kësaj banese u vetëvra shkrimtarja dhe botuesja Jean Stein.

Po nga ajo taracë në vitin 1988 u vra Carter Cooper, fëmijë i trashëgimtares Gloria Vanderbilt dhe vëllai i madh i gazetarit me emër të CNN Anderson Cooper.

Në këtë banesë ka jetuar edhe Frances Bradshaw, që në 1978-ën bindi djalin 17-vjeçar Marc të vriste gjyshin e pasur për t’i marrë trashëgiminë. Djali dhe nëna e tij u arrestuan në vitin 1980.

Një pyetje kemi ne: I di Obama dhe Michelle këto?!

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nje-shtepi-quot-e-mallkuar-quot-per-familjen-obama-ndodhet-ne-mes-te-new-york-ut-447785/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP