Shteti që Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson për të drejtat e punëtorëve
Në Sesionin e tij të 331, Trupi Udhëheqës i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) njohu progresin e bërë nga Katari dhe përshëndeti angazhimin e saj për të garantuar parimet themelore dhe të drejtat në punë për të gjithë punëtorët dhe përfundimin e sistemit të “kujdestarisë” “kafala”.
Seanca e Trupit Drejtues të Organizatës Ndërkombëtare të Punës u mbajt në lidhje me një ankesë ndaj Katarit (e paraqitur më 2014) përsa i pëket të Konventës së Inspektimit të Punës (nr 81 i vitit 1947), ku pas diskutimeve u vendos mbyllja e ankesës, dhe miratimi i nisjes së një programi gjithëpërfshirës 3-vjeçar bashkëpunimit teknik mes ILO-s dhe Katarit.
Në këtë kontekst, Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s Guy Ryder, nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Ministrin e Zhvillimit Administrativ, Punës dhe Çështjeve Sociale të Katarit Dr. Issa bin Saad Al Jafali Al Nuaimi, pas kornizës ligjore që vendosi Shteti i Katarit për mbrojtjen të drejtave të punëtorëve të huaj në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në kuadër të këtij programi, ILO dhe Qeveria e Katarit do të punojnë së bashku për të forcuar rregulloret dhe praktikat kombëtare dhe kapacitetet e Qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve për të vënë në jetë parimet dhe të drejtat themelore në punë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të punës.
Bashkëpunimi synon të përmirësojë kushtet e punësimit dhe praktikat e rekrutimit për punëtorët e huaj, të sigurojë pagesën në kohë të pagave, të forcojë inspektimin e punës dhe të sigurisë në punë dhe standardet e shëndetit, të rrisë mbrojtjen nga puna e detyruar dhe t’i japë punëtorëve një zë në çështjet e punës.
Nga ana e saj, ILO mirëpriti angazhimin e Katarit për bashkëpunim thelbësor me Organizatën rreth promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, duke theksuar se do të mbështesë zbatimin e masave të shumta të miratuara nga Qeveria e Katarit për të zëvendësuar me një kontratë pune sistemin e kujdestarisë “kafala” dhe për të adresuar çështjet që mbarte sistemi i “kafala-s”.
Drejtori i Përgjithshëm i ILO Guy Ryder tha se mirëpret përkushtimin e Katarit bashkëpunim të ngushtë me Organizatën dhe se pret zhvillime të suksesshme të programit të bashkëpunimit gjatë tre viteve të ardhshme.
Objektivat strategjike të bashkëpunimit gjatë periudhës 2018-2020, janë përfshirë në raportin e paraqitur në sesionin aktual të Trupit Drejtues të ILO-s.
Nga ana tjetër, Katari përshëndeti – në një njoftim për shtyp – vendimin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe theksoi se Vizioni Kombëtar i Katari 2030 ka identifikuar nevojën për të përmirësuar kushtet e punëtorëve të huaj në vend.
Në vitet e fundit, Ministria e Zhvillimit Administrativ, Punës dhe Çështjeve Sociale ka nisur një program të ri dhe gjithëpërfshirës për të përmirësuar kushtet e punëtorëve nëpërmjet ndërtimit të banesave moderne për këta punëtorë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar nëntë vendstrehime të reja në pjesë të ndryshme të vendit, ku janë strehuar më shumë se 340,000 punëtorë.
Qeveria e Katarit ka rritur gjithashtu lehtësirat e kujdesit shëndetësor duke ndërtuar tre spitale moderne dhe katër qendra të reja shëndetësore për punëtorët e huaj. Përveç kësaj, u prezantua një sistem i ri kontraktues dhe u prezantua sistemi WPS për të lehtësuar shpërndarjen e pagave të punëtorëve nëpërmjet transfertave bankare.
Theksohet këtu se organizata joqeveritare si Amnesty International dhe Human Rights Watch dhe Federata Ndërkombëtare e Sindikatave përshëndetën programin e Qeverisë së Katari dhe vlerësuan se vendet e tjera të Rajonit të Gjirit duhet të zhvillojnë të njëjtat standarde për të drejtat e punëtorëve të huaj.
Ky bashkëpunim është në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Katarit 2017-2022, periudhë në të cilën Katari po punon për të pritur Kupën e Botës 2022.