Shtimi i ndërhyrjeve plastike “online” për 9 vjeçarët

Të rinjtë po u kthehen procedurave kozmetike, si botoksi apo tërheqjet e lëkurës, si rezultat i presionit të medias sociale. Një studim i kryer nga Këshilli “Nuffield” për Bioetikën thotë se, qeveritë duhet të mbrojnë njerëzit nga një industri krejtësisht e pakontrolluar.

Raporti kritikon edhe aplikacionet e tualetit dhe lojërat “online” me operacione plastike, për fëmijët nën moshën 9 vjeç. Autorët druajnë se aplikacione të tilla kontribuojnë për rritjen e ankthit mbi imazhin e trupit.

Në vitin 2015, një kompani kërkimesh të tregut vlerësonte se, ky treg në Britaninë e Madhe mund të kapte një vlerë prej 3.6 miliardë paund. Ndërkohë, e sigurtë është që ka pësuar rritje domethënëse gjatë dekadës së fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti identifikon disa faktorë që inkurajojnë të rinjtë, që të fokusohen veçanërisht te pamja. Mes tyre përfshihet niveli i ankthit për pamjen, rritja e mediave sociale, ku fotot mund të marrin vlerësime pozitive apo negative, si dhe popullariteti i kulturës së “VIP”-ave, kombinuar me imazhe të kuruara mirë dhe në dukje stile perfekte jetese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?