Shtohet numri i punonjësve me kontratë të përkohshme! Vendimi: Për 2017, 2401 vende
Qeveria ka miratuar vendimin për të shtuar numrin e punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme. Referuar vendimit, për vitin 2017, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme do të bëhet 2 401 punonjës.
Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ka ndryshuar vazhdimisht. Në fillim të vitit numri ishte 2270 persona ndërsa në muajin maj numri u rrit në 2 389 punonjës. Përfitues nga kjo shtesë pritet të jenë Drejtoria e Dëmshpërblimit të Ish të Përndjekurve Politikë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror.