Shtyhen edhe për 3 muaj hetimet ndaj Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet edhe për tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri”.

Kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.

Krimet e Rëdna po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende për kërkesën e Prokurorisë që kërkon ndalimin e Tahirit për të dalë jashtë vendit.

SHKARKO APP