Shtyhet Kongresi i Partisë Socialiste
Kongresi i Partisë Socialiste është shtyrë sërish. Pasi u zhvendos nga data 20 korrik në datën 27, Kongresi i PS është vendosur të mbahet në datën 28 korrik, në orën 11:00.
Nuk dihet ende arsyeja pse është zhvendosur me një ditë Kongresi i PS-së. Në Kongres, kryesocialisti Edi Rama do të prezantojë edhe platformën e re se si do të zgjedhë kandidatët për deputetë të forcës politike që drejton.
Rama ka paralajmëruar që treçereku i Asamblesë që do të dalë nga Kongresi i 20 korrikut, do të jenë anëtarë të rinj.