Shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor të CEZ, ish-ministri Haxhinasto: Pyetjet m’i drejtoni me shkrim

Komisioni Hetimor për CEZ është thirrur në mbledhje pasditen e sotme, duke patur në rend dite një seancë dëgjimore me ish-ministrin Edmond Haxhinasto. Nga viti 2012 deri në vitin 2013, Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Por zhvillimi i mbledhjes së sotme ka qenë i pamundur për shkak se Komisioni Hetimor nuk arriti dot kuorumin e nevojshëm.

Pas kësaj, ish-ministri Haxhinasto ka kërkuar që pyetjet nga anëtarët e Komisionit t’i dërgohen me shkrim, dhe përgjigjet për to do të jepen në seancën tjetër të Komisionit Hetimor. /BW/

SHKARKO APP