Shtyhet orari i mbylljes së qendrave të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtyjë me 60 minuta orarin zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit.
Vendimi u mor pas mbledhjes së radhës të mbajtur në orët e pasdites, ku u diskutua pjesëmarrja dhe problematika të tjera të procesit zgjedhor.
Nga raportimet deri në orën 16:00, sipas KQZ-së kanë votuar rreth 36 përqind në rang vendi. Megjithatë, këto shifra përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël, pikërisht të atyre qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna për pjesëmarrjen në KQZ.
Ndërkohë, pas orës 18:00 ka patur një rritje të fluksit të personave që janë paraqitur në dyer të qendrave të votimit.