Shtyhet seanca për Veliajn, avokati Plarent Ndreca: Nuk po i jepet mundësia për t’u mbrojtur

Është shtyrë seanca në GJKKO për Erion Veliajn dhe të tjerët. Pas daljes nga GJKKO, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca tha për mediat se “kryebashkiakut të Tiranës nuk po i jepet mundësia për t’u mbrojtur”.

Ndreca sqaroi se Veliaj nuk u paraqit në seancën e sotme pasi është duke u njohur ende me dosjen.

Seanca e radhës do të mbahet më 3 prill, ora 09:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një proces masiv. Erion Veliajt nuk iu dha e drejta për t’u mbrojtur. Lidhja që bën prokurori me mbrojtjen është lidhje emocionale dhe s’ka lidhje me rolin e prokurorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

S’ka strategji për ta shtyrë procesin, por për të njohur çështjen. Unë ende jam i vetëm në këtë proces dhe do të kemi një ekip ekspertësh. Prokuroria ka pasur në dispozicion infrastrukturën, burimet njerëzore për të hetuar çështjen dhe ne na kërkohet të japim shpjegime, ndërkohë që nuk na jepet dosja.

Jemi të vendosur që çështja të bëhet publike dhe live. Zoti Veliaj është i vendosur për të nxjerrë të vërtetën para qytetarëve”, tha Ndreca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?