Shtypi gjerman: Numri i ulët i votuesve, nxjerr fitues…

Shtypi gjerman i kushton vëmendje të veçantë zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri. Numri i ulët i votueseve dhe të dhënat e para që nxjerrin fitues socialistët janë në qendër të artikujve, sipas “DW”.

Agjencia gjermane e lajmeve, “DPA” vëren, se Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama me gjasë është fituesja e zgjedhjeve të 25 qershorit. Kjo parti mund të dalë fituese me deri në 79 mandate, bazuar në të dhëna të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan DPA.

Demokratët opozitarë kanë arritur deri në 41 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim mund të siguroje 20 të tilla, sipas mediave.

Gazeta “Süddeutsche Zeitung” pohon se votimet në Shqipëri kanë treguar interesin e ulët të votuesve. Në këto votime kanë marrë pjesë shumë më pak votues se në zgjedhjet e fundit, shkruan gazeta gjermane.

“Süddeutsche Zeitung” e mbyll artikullin e saj duke theksuar se “Shqipëria është një nga vendet më të varfra dhe më të korruptuara të Europës. Gazeta nuk lë pa përmendur edhe të dhënat negative për prodhimin e kanabisit.

SHKARKO APP