Shtyrja e numërimit të votave. Kreu i KQZ paralajmëron ndëshkim për komisionerët

Në disa KZAZ në vend, përfaqësues të partive politike kanë marrë vendimin për të shtyrë procesin e numërimit të votave.

Në një regim për mediat, kreu i KQZ Klement Zguri është shprehur se ky vendim vendim nuk i takon partive politike por KQZ.

Ai ka thënë se komisionerët kanë shkelur ligjin, pasi nuk duhet të shtyjnë procesin e  numërimit të votave, deri në  daljen përfundimtare të rezultateve.

Zguri gjithashtu bëri të ditur se këta komisionerë do të penalizohen, por një moment të dytë, pasi sipas tij me interes është numërimi i votave.

“I bëj thirrje të gjithë komisionerëve, që kanë shtyrw  numërimin e vota që të nisin nga puna pasi janë në kundërshtim me ligjin. Ata pretendojnë se janë të lodhur, por sipas ligji numërimi i votave nuk duhet të shtyrw. Këta komisionerë do të penalizohen, por do të mbetet në një plan të dytë, se ne na intereson numërimi i votave”, u shpreh Zguri.

SHKARKO APP