Shuhet aktori Naun Shundi, ministri Gonxhja: Do kujtohet për dashurinë që përcolli tek publiku
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Naun Shundi.
”Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku”, u shpreh Gonxhja.
Aktori i njohur Naun Shundi u nda sot nga jeta në moshën 66-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Ai dha një kontribut të çmuar për më shumë se katër dekada në fushën e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë. Gjatë karrierës së tij, Shundi interpretoi mbi 100 role në teatër dhe mori pjesë në rreth 20 filma.
Postimi i plotë
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjizorit të mirënjohur Naun Shundi, pas një beteje shëndetësore me sëmundje të rëndë. Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për humbjen e një figure të shquar, që do të mbetet përherë pjesë e identitetit tonë kulturor.
KOHA JONË SONDAZH

