Shuhet misteri: Ja rruga si u ndërtua ”Piramida e Madhe” (FOTO)
Misteri se si mbijetuesi më i vjetër dhe i vetëm i ”Shtatë mrekullive të Botës së Lashtë”, është krijuar, duket se ka një përgjigje. Për shekuj me radhë ka qenë një nga misteret më të mëdha në botës, por prova të reja tregojnë se si egjiptianët transportuan blloqe prej 2.5 tonësh për 500 milje.
Piramidat e ndërtuara me udhër nga faraonët. Gjithçka nisi me rekrutimin e arkitektëve dhe inxhinierëve të rangut të lartë për të mbikëqyrur ndërtimet. Sidoqoftë, puna e ndërtimit mbeti në dorën e një ushtri skllevërish.
481 metra e gjatë, “Piramida e Madhe e Gizës” ishte struktura më e madhe e bërë nga njeriu në Tokë deri në mesjetë. Tani zbulimi i një papiri të lashtë, ka hedhur dritë mbi infrastrukturën e përdorur. Materiali i detajuar arkeologjik tregon se mijëra punëtorë të kualifikuar transportuan 170,000 tonë gurë gëlqerorë përgjatë lumit Nil me anije druri.
Në ditarin e tij, Merer përshkruan se si ekuipazhi ishte i përfshirë në transformimin e peizazhit, duke hapur diga gjigande për të devijuar ujin nga lumi Nili dhe për ta kanalizuar atë në piramidë përmes kanaleve të bëra nga njeriu.
Arkeologu Mark Lehner, ka zbuluar prova të një rruge ujore të humbur nën pllajën e pluhurosur të Gizës. “Ne kemi përshkruar pellgun e kanalit qendror, për të cilin mendojmë se ishte zona e shpërndarjes primare në këmbët e Plateau të Gizës”.
Këto fakte u hodhën në një dokumentar: “Piramida e Madhe e Egjiptit”. Dëshmi e Re, e cila gjithashtu përfshin një ekip tjetër arkeologësh ka zbuluar një anije ceremoniale, e cila jep njohuri të reja në ndërtimin e anijeve të atyre kohërave. Një ekip specialistësh restauruan dërrasat e drurit para se t’i skanonin me një lazer 3D, kjo për të gjetur se si ishin grumbulluar. Rreth 138 piramida egjiptiane mbijetojnë, me ”Piramidën e Madhe të Gizës”, pranë Kajros, që është më e famshmja në botë.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë