Shuhet Njeriu i Dritës, Fahrudin Hoxha!

Të mbaj mend kur u bere Minister dhe vazhdoje te shkoje ne pune me autobusin e Porcelanit dhe nuk uleshe kur te leshonin vend!..

Nga Ilir Kadia
Tani sahere do shoh theqafjen e bardhe të Drinit duke dale nga tuneli i diges do kujtoj buzeqeshjen tende i dashur Mik!

Ne nuk i kishim bere 19 vjec kur erdhem ne Fierzen e larget me nje tufe endrrash si ti kthenim ato ne drite! Naive po, por te bukur! Ti na buzeqeshe! Nuk na trembe! Na besove dhe pa fjale na mesove se atdheu nuk eshte vetem Tirana!

Ti ishe modeli si ai behet me i bukur me dije dhe djerse!
Te mbaj mend kur u bere Minister dhe vazhdoje te shkoje ne pune me autobusin e Porcelanit dhe nuk uleshe kur te leshonin vend! Por me kembë si gjithmone i ndejte qytetarit!

Te erdha ne shtepi me vone per nje interviste per BBC dhe e dija qe, edhe hahere, do flisje me zemer ne dore!
Sot mesoj se qenke shuar!

Sic vjen koha dhe shuhen fizikisht te gjithe njerezit!

Vec se kujtimi yt nuk do shuhet per mua!

Ai do ndizet sahere do shtyp celesin dhe do vije nga llampat e bardha bashke me driten!

SHKARKO APP