Shuhet sopranoja Luiza Çako, ministri Gonxhe: La pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhe, ka reaguar për ndarjen nga jeta të sopranos së njohur shqiptare Luiza Papa (Çako). Ai shkruan se Luiza Papa mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës lirike shqiptare. Ministri thekson se zëri dhe interpretimi i Papës i dhanë madhështi artit tonë operistik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

Postimi i plotë i Gonxhes:

In Memoriam – Luiza Papa (1937 – 2025)

Swiss Digital Desktop Reklama

Sopranoja e shquar Luiza Papa, u nda sot nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të vyer në artin lirik shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo kreu studimet e para për kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të vijuar më pas karrierën si soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku për gati tre dekada i dha skenës shqiptare një interpretim të rrallë, me role të spikatura në operat shqiptare dhe botërore. Studimet e larta i thelloi në Konservatorin “P. I. Çajkovski” në Moskë dhe më pas në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Luiza Papa mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës lirike shqiptare, duke dhënë kontribute të spikatura edhe në koncerte, festivale e aktivitete të mëdha muzikore brenda dhe jashtë vendit. Zëri dhe interpretimet e saj i dhanë madhështi artit tonë operistik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?