Shumë shpejt do të mund të udhëtoni në avionë pa pilotë
Shumë shpejt do të mund të udhëtoni në avion pa pilot. Kompania Boeing ka zbuluar planet e saj për të zhvilluar avionët që fluturojnë në mënyrë të telekomanduar dhe synon të testojë teknologjinë e re vitin e ardhshëm.
“Ndërtimi bazë i teknologjisë është i disponueshëm”, tha Mike Sinnett, zv/President i Boeing për zhvillimin e produkteve gjatë një konference në Airshow të Parisit.
Ideja e udhëtimit ajror në një aeroplan autonom duket tmerruese, por, për momentin, ka avionë që mund të ngrihen në ajër në mënyrë të telekomanduar.
Numri i pilotëve të nevojshëm në fluturime gjithashtu ka rënë nga tre në dy vitet e fundit. Avionët pa pilotë do të ndihmonin në adresimin e mungesës së pilotëve vitet e ardhshme.
Sinnett tha se kompania do të fillojë të testojë teknologjinë në një simulator të kabinës gjatë verës para se të fluturonte një aeroplan me “inteligjencë artificiale” pa pilotë vitin e ardhshëm.