Shumë surpriza/ Ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, trajneri Reja shpall listën
Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare ka bërë publike ditën e sotme listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në Kombëtare emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi.
Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën.
Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit: