Shumica merr Avokatin e Popullit, Balla: Jo më peng i PD. Berisha: Merreni po e deshët

Për Avokatin e Popullit do të hapet gara për të disatën herë në Kuvend, por kësaj here me 83 kartonët jeshilë, mazhoranca nuk e ka ndërmend të kushtëzohet nga tradita, sipas së cilës emri i dakordësuar duhej të vinte nga opozita.

”Të ndërtojmë së bashku një proces. Jemi këtu në këtë situatë 3 vite me vonesë për zgjedhjet e avokatit të popullit për shkak të mungesës së dëshirës për tu bërë pjesë e këtij procesi. Nuk e kanë më as mbajtjen peng se nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, ne jemi të detyruar të zgjedhim avokatin e popullit. Shpresoj që të zgjidhet brenda krishtlindjeve. Ne do ti japim Shqipërisë avokatin e popullit me shpresën që do ti japim një personalitet në fushën e të drejtave të njeriut’‘, tha Balla.

Një reagim për këtë çështje erdhi nga Sali Berisha. Ai tha se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, propozim i cili është refuzuar për të kaluar në votim në seancë plenare. Sipas Berishës, kjo është një tjetër lojë e mazhorancës për të marrë të gjitha pushtetet në duart e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asgjë tjetër, duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën. Le a marrin. Ky është Edi Rama i pangopur, do të ketë çdo pushtet në duart e tij. Por nuk do të na imponojnë të votojmë për kandidatë që nuk e meriton. Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile, Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatura e tij erdhi në për votim në parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, tha do e diskutojmë U diskutua dhe i thamë që këtë kemi kandidat. Nuk e hodhi në votim. Në ligjin e parlamentit, zoti Ngregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, nuk kemi kundërshtim, por rregulli është që duhet të jetë propozim i opozitës”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?