Si duket mitingu i PS në Tiranë (jo nga kamerat e partisë)

Mitingjet elektorale në këtë fushatë transmetohet në mediat e pavarura me regji qëndrore që kontrollohen nga zyrat e shtypit të partive.

Për shkak se pamjet janë të kontrolluara deri në detajet më të vogla, qytetarët shpesh herë krijojnë ide të gabuara për pjesëmarrjen.

Kjo foto është marrë sot nga mitingu i PS-së në Tiranë. Siç e shihni ka një ndryshim të madh mes asaj që shfaqet në televizione dhe asaj që sheh një qytetar që kalon afër mitingut.

Ish-kryeministri Pandeli Majko tha se ky ishte një miting madhështor. Por fotot, jo ato që shpërndahen nga zyra e shtypit e PS, tregojnë pjesëmarrje minimale.

SHKARKO APP