Si fotografitë e para dasmës janë kthyer në një biznes fitimprurës në Europë

Ata janë kudo. Në frontin e Muzeut të Luvrit. Nën Kullën Eifel. Në kopshtet e Luksemburgut. Në frontin e hoteleve luksoze dhe pallate. Ndonjëherë edhe në parkingje.

Një traditë e re që po kthehet në një degë fitimprurëse në industrinë e turizmit dhe po përhapet jo vetëm në qytetin më romantik të botës, por në shumë vende të tjera në Francë, Britani të Madhe, Greqi, Itali dhe vende të tjera evropiane.

Udhëtime nga e gjithë Azia, duke përfshirë Hong Kongun, Singaporin, Japoninë, Indonezinë dhe Malajzi, me qindra nuse e dhëndurë arrijnë çdo muaj për të bërë sete fotografie me veshjet e dasmës në disa nga monumentet më të famshme në Europë.

Në Paris, ata po bëhen gjithnjë e më të pranishëm, si shitësit e rrugëve.

Megjithëse duken si të porsamartuar, fustanet e bardha, vellot, lulet, kostumet popullore dhe të gjithë aksesorët e tjerë, janë në fakt, thjesht pjesë e seteve fotografike para dasmës. Dhe mund të ndodh që dasma e vërtetë, ajo në shtëpi të ndodh shumë muaj më vonë. Ku të gjitha këto foto paraqiten në video apo postera në ekranet e mëdha gjatë kremtimit të dasmës.

“Shumica e çifteve i marrin fotografitë e dasmës para dasmës dhe mund të jetë një proces i komplikuar dhe i vështirë që kërkon ditë përpjekjesh, ndryshime të shumta kostumesh, vendndodhje ekzotike dhe një buxhet të madh, me disa xhirime që kushtojnë më shumë se 15,000 dollarë. Për dallim nga çiftet perëndimore që kërkojnë fotografi të dasmës që kapin momente reale, çiftet aziatike duan fotografi të përpunuara që reflektojnë fantazitë e tyre romantike”,shkruan “Le Monde”.

Nuk është një modë e re. Në realitet, çiftet aziatike të pasura e kanë bërë këtë për vite me radhë. Por ajo që është e re, duke pasur udhëtime të lira, numri i tyre i çifteve është rritur shumë, duke krijuar një industri të begatë që tani ofron një paketë ‘dasme’ me disa fotografë, zgjedhje të vendeve romantike në të gjithë Europën, deri edhe te disa variacione veshjesh dasme.

Luleshitës, parukierë, grimierë, agjenci fustanesh, këpucësh, limuzinë dhe makina të cilësisë së mirë janë pjesë e paketave të desitnuara për të përmbushur ëndrrat më romantike të çifteve – të paktën në foto.

“Një ëndërr dashurie që ka një çmim prej rreth 2,000 euro për të udhëtuar në Paris nga milje larg vetëm për të marrë dhjetra foto”, shpjegon artikulli i “Le Monde”.

Shumë zgjedhin të ndryshojnë veshjen disa herë gjatë xhirimeve dhe të shfaqen në fustane joshës dhe elegante për të shkrepur disa foto në sfondet romantike të ‘White Cliffs of Dover’ të Anglisë, fusha me livando në jug të Francës, në ishullin Santorini në Greqi apo Big Ben në Londër. Një tarifë prej 5,000 paund në ‘Castle Howard’, është një nga paketat e fundme, që përfshin hyrjen në kështjellë brenda dhe jashtë. Nëse do edhe një karroce me kalë duhen edhe 550 paund më shumë.

Një paketë mesatare fillon në 1,000 euro për fotot bazë të martesës në një destinacion të vetëm. Shtimi i dy vendeve të tjera mund të kushtojë një shtesë prej 500 deri në 1000 euro, në varësi të distancës. Shumë vende të tjera në Francë, Britani dhe vende të tjera po aspirojnë të arrijnë një vend në hartën e zgjedhjeve të fotografive para dasmës.

Sipas Le Monde, industria e lulëzuar e fotove të para-martesave në Francë – “atdheun e romantizmit, duke ofruar shkrepjet më të bukura për çifte nga Lindja e Largët, midis pëllumbave që fluturojnë përpara Notre-Dame, duke kërcyer në një kopsht francez, përpara kullës të Eifelit të ndriçuar, në një kështjellë të shekullit të XV-të ose në mes të fushave me livando”- vlerësohet të jetë me vlerë, më shumë se 1 miliardë euro në vit./Scan

 

SHKARKO APP