Si i preferojnë femrat meshkujt: Me mjekër apo të rruar

Lajme të mira për meshkujt që urrejnë të rruhen: femrave u pëlqejnë meshkujt me mjekër, sipas një studimi nga Australia.

Hulumtuesit ua kanë shfaqur 8,500 grave fotografitë e fytyrave të meshkujve, të cilat kanë qenë fotografi të meshkujve me fytyrë të rruar, me mjekër apo me mjekër të shkurtër. Pastaj, gratë e kanë vlerësuar çdo imazh për joshjen seksuale.

Sipas studimit, gratë i kishin vlerësuar meshkujt me çfarëdo lloj mjekre, të shkurtër apo të gjatë, si më tërheqës sesa ata të rruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mund të jetë për shkak se qimet e fytyrës janë shenjë e burrërisë, thotë autorja e këtij studimi Danielle Sulkiowski, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Charles Sturt, Australi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qimet në fytyrë bëjnë të dukeni më të fortë dhe dominues, e këto janë karakteristika të cilat gratë i kërkojnë me apo pavetëdije tek meshkujt.

Por nëse me të vërtetë dëshironi të fitoni vëmendjen e saj, atëherë mbani mjekër të shkurtër pasi gratë e kanë vlerësuar si llojin më seksi të mjekrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?