Si i zgjedhin meshkujt femrat vetëm për seks?
Derisa të gjithë njerëzit kanë aftësi racionalizimi, femrat dikur mendojnë me kokë, por edhe me zemër.
Meshkujt mendojnë me kokë dhe me organin e tyre gjenital.
Alexia Lafata në sajtin e vet Let’s Talk About Sex ka ndarë mendimet e veta mbi dallimin ndërmjet meshkujve dhe femrave.
Meshkujt janë më të thjeshtë. Biologjikisht, penisët e tyre janë të aftë që të stimulohen me çdo gjë. Nga ana tjetër, femrat janë më të komplikuara. Vagjinave të tyre u nevojiten plot 45 minuta që të përgatiten dhe të arrijnë kulmin.
Qoftë që mashkulli të ketë seks me femrën apo vetëkënaqet, orgazmën e përjeton me intensitet të njëjtë, kohëzgjatja dhe gjitha të tjerat janë njësoj. Do të ndihet mirë edhe me emocione edhe pa to.
Mirëpo për femrat, intensiteti i orgazmës dhe kohëzgjatja që të arrijnë orgazmën mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike në qoftë se ka emocione ndaj njeriut me të cilin ndan shtratin.
Orgazma e saj mund të jetë më e fuqishme nëse ka emocione ndaj mashkullit. Natyrisht, femrat mund të kënaqen në seks pa pasur ndjenja, mirëpo kjo nuk do të thotë që seksi do të jetë i mirë.
Meshkujt mund të kënaqen edhe me seksin e shkurtër, ndërsa femrave u janë të nevojshme edhe emocionet.