Si mund të kujdesesh për Tiranën  duke punuar si vullnetar

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për qytetin në kohën e tyre të lirë, mund të regjistrohen si vullnetarë.

Përmes Formularit të posaçëm, qytetarët mund të regjistrohen dhe të ofrojnë kontribut vullnetar në angazhime të ndryshme, në kohë, me ide apo si stazh për aktivitetet dhe projektet që Bashkia e Tiranës përmes APR-së, zhvillon, administron dhe organizon.

Ndihma e vullnetarëve është e çmuar për shumë sektorë e kauza në shërbim të publikut si: Vullnetarët e Parkut, Vullnetarët e PEDALON, Vullnetarët e Instalacionit REJA, etj.

Formulari i regjistrimit: https://www.facebook.com/aprtirana/app/208195102528120/

SHKARKO APP