Si ndikojnë qentë në shëndetin e pronarëve të tyre
Nëse doni të keni një gjendje të mirë fizike dhe shpirtërore mbani një qen.
Në një studim të bërë nga rezista DMC Public Health është arritur në përfundimin se qentë ndikojnë në mbajtjen e trupin në formë. Pronarët e tyre mbi 65 vjeç detyrohen të bëjnë më shumë ecje për shkak të qenit. Sipas studimit, të paturit e një qeni të bën të ecësh 20 minuta më shumë në ditë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësis sugjerohet që150 minuta në ditë të shpenzohen për të kryer ushtrime fizike. Duket se kjo kafshë shtëpiake ndikon pozitivisht në realizimin e këshillës që na jep OBSH, por pavarësisht studimit janë lënë akoma hapësira diskutimi për këtë çështje. Nuk është vërtetuar akoma nëse pronarët e qenve i duan aktivitetet fizike apo janë të detyruar nga qeni.
Përveç mbajtjes së trupit në formë qentë mundësojnë dhe më shumë dhe më lehtë kontaktet sociale. Të takuarit me shumë njerëz të rinj ndihmojnë në largimin e stresit dhe derpresionit, në këtë mënyrë sigurohet një shëndet më i mire psikologjik.