Si ndikon përdorimi i Smartphonit në darkë në trupin dhe trurin tuaj!
Shumica prej nesh shpesh ndihen fajtorë kur e gjejnë veten duke shpenzuar kohë me smartphonin në vend që të jemi duke bërë diçka më produktive si leximi i një libri, joga apo meditimi. E megjithatë nuk mund t’i shpëtojmë tundimit për të shpenzuar dhe 5 minuta përballë ekranit të vogël të celularit.
Por, sapo të zbuloni “piramidën” e problemeve shëndetësore që shkakton qëndrimi në telefon në orët e vona të natës, mund të jeni më të prirur ta ndërprisni atë sapo të hyni në shtrat. Nga depresioni në shtimin në peshë deri tek pagjumësia, rezulton se seancat tuaja në fund të natës mund të jenë shumë më të dëmshme se sa prisni.Një studim i kohëve të fundit i afro 850 të rriturve flamandë zbuloi se përdorimi i një telefoni celular pasi dritat ishin fikur shoqërohej me cilësi më të ulët të gjumit, pagjumësi dhe simptoma të lodhjes. Dr. Dan Siegel, profesor klinik i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të UCLA, tha për Business Insider: “Njerëzit i ekspozojnë sytë në një lumë fotonesh nga këto objekte që në thelb e detyrojnë trurin tuaj të qëndrojë zgjuar.
Duke ndërprerë prodhimin e melatonineve, drita nga telefoni juaj “smart” mund të prishë ciklin tuaj të gjumit dhe të shkaktojë me kalimin e kohës depression dhe pagjumësi. Nëse marrim më pak se shtatë orë gjumë në natë, qelizat tona gliale nuk janë më në gjendje të pastrojnë toksinat që prodhojnë qelizat tona të trurit. Në mbi 95 % të njerëzve, këto toksina thjesht mbeten në trup. Ndërsa shumica e efekteve të këtyre toksinave lidhet me pagjumësinë ato gjithashtu shkaktojnë dhe shtimin në peshë. Sipas Dr Siegel, mungesa e gjumit ndikon në nivelin tuaj të insulinës, e cila prek dhe funksionimin e metabolizmit të trupit tuaj. Siç të gjithë e dinë, metabolizmi juaj është një faktor kyç në ruajtjen ndaj shtimit në peshë.