Si rriten fëmijët e çifteve të të njëjtit seks?

Ka 28 vende në botë ku njerëzit lejohet të martohen dhe të kenë fëmijë me partnerët e tyre, pavarësisht nga gjinia. Shumë studime dëshmojnë se “fëmijët kanë thjesht nevojë për dashuri, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

Përkundër besimit që shumë njerëz mund të kenë, se fëmijës do t’i mungojë “figura mashkullore” apo “figura femërore”, nuk është kështu. Fëmijët e çifteve të të njëjtit seks janë fizikisht dhe mendërisht të njëjtë me fëmijët e rritur nga prindërit e gjinive të kundërta.

Studimet kanë vërtetuar se mirëqenia e një fëmije nuk varet nga orientimet seksuale të prindërve. Ajo ndikohet nga marrëdhëniet që ata kanë me prindërit e tyre, cilësia e prindërve dhe mirëqenia ekonomike e një familjeje.

Në familjet heteroseksuale, stigmat shoqërore në lidhje me aktivitetet “burra” dhe “gra” janë ende të pranishme, kjo nuk ndodh në marrëdhëniet e të njëjtit seks. Në vend që të ndajnë përgjegjësitë në bazë të gjinisë, prindërit marrin rolet në gjërat që bëjnë më mirë. Kjo heqje e stereotipeve gjinore duket të jetë e dobishme për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Një kërkim i kryer në vitin 2012 studioi ndryshimet e mundshme midis fëmijëve që kanë prindër të të njëjtit seks dhe fëmijëve të partnerëve të seksit të kundërt. 315 prindër homoseksualë të 500 fëmijëve morën pjesë në sondazh dhe të gjitha llojet e karakteristikave të fëmijëve u “matën”.

Në të dy llojet e çifteve, fëmijët shënuan kryesisht të njëjtat karakteristika, por u vu re se fëmijët e prindërve homoseksualë morën rezultate shumë më të mira në aspekte si sjellja apo shëndeti i përgjithshëm. Shkenca provon edhe njëherë, se fëmijët rriten të lumtur e të shëndetshëm përsa kohë që kanë njerëz të aftë t’i duan, edukojnë dhe mirëmbajnë si duhet. Për ta, gjinia nuk ka rëndësi. /Anabel.al/

SHKARKO APP