Si ta kuptoni nëse dikush po ju gënjen

Mundësitë janë të mëdha që në përditshmëri persona të caktuar ju gënjejnë.

Por lajmi i mirë është se zbulimi i këtyre gënjeshtrave është më i lehtë nga sa kemi menduar.

Analisti i sjelljeve dhe eksperti i gjuhës së trupit, Dr Lilian Glass, e cila ka punuar me FBI-në për demaskimin e mashtrimeve, thotë se kur dëshironi të kuptoni nëse dikush nuk është i sinqertë, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë shprehjeve të fytyrës, gjuhës së trupit dhe mënyrës si flasin.

E ndryshojnë pozitën e kokës shumë shpejt.

Nëse e shihni dikë duke e lëvizur kokën shpesh kur i bëni pyetje të drejtpërdrejt, ai mund të jet duke ju gënjyer.

Frymëmarrja e tyre ndryshon.

Kur dikush është nervoz dhe po të gënjen, ai fillon të marrë frymë më rëndë. Shpatullat iu ngritën dhe zëri iu bëhet më i cekët.

E prekin ose mbulojnë gojën.

Personat që gënjejnë në mënyrë të paqëllimshme e mbulojnë gojën kur dëshirojnë të shmangin një pyetje.

Instinktivisht mbulojnë pjesë të ndryshme të trupit.

Me siguri që keni prekur një “nerv” nëse dikush i lëviz duart për të mbuluar fytin, gjoksin, qafën, kokën apo abdomenin.

Të shikojnë pa i kapsitur sytë.

Kur njerëzit gënjejnë, është e zakonshme për ta të thyejnë kontaktin me sy, por gënjeshtari mund të shkojë edhe më tutje për të mbajtur kontaktin me sy vetëm për t’ju kontrolluar dhe për t’ju manipuluar.

 

SHKARKO APP