Si të bëni një gërshet “bisht-peshku”

Si të bëni një gërshet “bisht-peshku”

Sa të bukura janë gërshetat “bisht peshku”!

Ky është një variant i bukur, në modë dhe mbi të gjitha më origjinal se gërsheti klasik. Duket shumë i vështirë për ta bërë, por nuk është. Ne po ju mësojmë se si të bëni një kurriz peshku hap pas hapi, për të pasur modelin më të bukur të flokëve. Sigurisht, për herë të parë provoje me një person tjetër. Me praktikë, mund të bëni krehjen edhe në flokët tuaj.

Bishtaleci bishtpeshk mund të jetë krehja që po kërkoni për një mbrëmje me të dashurin tuaj, ditëlindjen e një shoku, ose një festë të madhe. E dinit gjithashtu që është një nga krehjet më të para në tapetin e kuq?

 

Hapi 1

 

Bëni një bisht kalë të thjeshtë pas qafës. Mos harroni se ky model është i përshtatshëm për flokët me gjatësi mesatare dhe të gjatë dhe nëse është e mundur, pa shkallëzim. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta bëni nëse keni një prerje flokësh me shkallëzim edhe pse mund t’ju marrë më shumë punë dhe më shumë durim.

 

Hapi 2

Ndani flokun në dy seksione: kap një me secilën dorë.

Hapi 3

Merr një tufë nga pjesa e jashtme e seksionit I të flokëve. Ky do të jetë seksioni III. Ju mund të mbani dy seksionet e para me një dorë dhe tufën me tjetrën, siç tregohet në foto, ose përdorni çdo seksion me çdo dorë (si në hapin e parë) dhe tufat që ke kapur me gisht. Pra, si ta keni më të rehatshme.

Hapi 4

Kryqëzoni seksionin III në mënyrë që ajo të vendoset në mes të së parës dhe të dytës. Shtoja atë seksionit II. Do ju mbeten sërish dy seksione: I dhe II që tani përfshin edhe të III.

Hapi 5

Seksionet II dhe III janë tashmë një seksion i vetëm dhe i I mbeti i ndarë. Tani tërhiq një tufë flokësh nga pjesa e jashtme e seksionit II. Ky do të ishte seksioni IV. Kryqëzoheni me seksionin I. Në këtë formë keni sërish dy seksione të mëdha: të parën me të katërtën dhe të dytën me të tretën.

Hapi 6

Përsërit hapat 3 dhe 5 për të kompletuar modelin që siç e shohim është të heqësh tufa floku nga pjesa e jashtme e çdo seksioni dhe ta kombinosh me seksionin e kundërt. Sapo të kapësh ritmin do të dalë shumë e lehtë.

Tani që di të bësh këtë krehje të bukur shijo fotografitë e mëposhtme ku tregohen stile të ndryshme të gërshetit. Të gjitha realizohen me të njëjtin model që ju treguam kështu mund t’i bësh të gjitha. Si ju duken?

 

SHKARKO APP