Si të dukeni gjithmonë bukur?

Nuk është aspak e lehtë që të dukeni bukur. Por, përkundër besimeve të njerëzve, ju nuk keni pse të qëndroni me orë të tëra para pasqyrës për t’u dukur bukur.

Vendoseni grimin e mëngjesit­

Pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë, lëre të thahet dhe vendos produktet e preferuara në fytyrën tuaj, pak pudër, bëje lyerjen e buzëve dhe je gati për të dalur jashtë duke u dukur bukur.

Bëni gjumë të mjaftueshëm­

Të bësh gjumë të mjaftueshëm nënkupton se trupi dhe mendja juaj kanë pasur mundësinë që të rimbushën dhe pushojnë.

Sigurohuni se jeni hidratuar siç duhet­

Trupi i njeriut është kryesisht i përbërë nga uji, kështu që nuk duhet të ju vijë si befasi se sekreti i bukurisë qëndron në atë se trupi juaj duhet hidratuar.

Vish atë që ju pëlqen

­ Kur ju vishni diçka që e pëlqeni dhe që ju bën të dukeni bukur, edhe ju ndiheni bukur. Veshja e rrobave që ju pëlqeni dhe ndjeheni komod, ju ndihmon që ju të keni vetëbesim dhe të bëni gjëra të mira. Sa më vetëbesuese dukeni, aq më shumë do të reflektoni nëpërmjet fytyrës suaj dhe t’i impresiononi njerëzit.

SHKARKO APP