Si të harrojmë lodhjen e të shijojmë fundjavën

Teksa kemi kaluar një javë me stres dhe lodhje, dëshira për fundjavë është që të kemi një kohë të qetë dhe relaks. Por në vend që të pushojmë, merremi me punët e shtëpisë apo ndonjë festë që mund të lodhemi edhe më shumë.

Si pasojë bëjmë edhe shumë gabime ditën e hënë, që na bëjnë të ndihemi edhe më të lodhur seç ishim. Por fatmirësisht kjo gjë mund të rregullohet. Kështu, për t’u kthyer në punë të hënën plot energji, pas fundjavës  duhen disa këshilla ekspertësh për të shmangur gabimet.

E ndaluara e jashtëzakonshme

Menaxherët  e ndërmarrjeve të mëdha shumëkombëshe, apo të fuqishmit e botës, në intervistat e tyre kanë thënë se pothuajse asnjëri nuk punonte në fundjavë. Sipas tyre, më mirë të punojnë të premten apo të hënën deri vonë, por të shtunën dhe të dielën duhet të heqësh spinën.

Lamtumirë Hirushe!

Listën e punëve të shtëpisë mos e lini për fundjavë. Është më e nevojshme të shpenzosh gjysmë orë çdo mbrëmje të javës për të ecur para me punët e shtëpisë dhe për të patur një fundjavë në aktivitet të plotë relaksues.

Jo transgresionit (ushqimor!)

E dimë mirë që në fundjavë rasti për të ngrënë jashtë shtëpisë të jep mundësinë të shijosh një pije me miqtë, apo një darkë në restorant. Por nëse jemi në dietë nuk ka kuptim të jesh rigoroz pesë ditë të javës dhe të harrosh gjithë fundjavën. Këshilla? Kënaqemi me një ëmbëlsirë apo disa gota vetë dhe shijojmë rastin për të qëndruar jashtë me miqtë pa e vrarë shumë mendjen.

Sytë te bioritmi

Pavarësisht se gjatë javës kemi fjetur pak, rekuperimi i orëve të gjumit të humbur me një gjumë të thellë 12-orësh në fundjavë nuk ju bën mirë. Por vendoseni alarmin jo shumë vonë nga ai i zakonshmi, organizojmë mbrëmjen dhe mos të abuzojmë më vonesën në orët e natës.

Black Out
Gjithmonë jemi të lidhur, me smartphone, pc apo tablet, por dihet që e gjitha kjo ka efekte negative. E dimë që është e vështirë, por mund të provojmë të stakohemi nga interneti për një pasdite apo qoftë dhe një orë për të qëndruar në ajër të pastër e për t’iu dedikuar plotësisht personit që duam.

SHKARKO APP