Si të përmirësoni vetëbesimin?

Problemet e vetëbesimit janë jo të pakta, sidomos tek grupmoshat e reja, tek të cilat haste më së shumti. Pavarësisht kësaj studimet kanë treguar se çdonjëri prej nesh përballet me situata të caktuara në jetë, të cilat ndikojnë në uljen e vetëbesimit tonë. Por si mund ta përmirësojmë vetëbesimin?

Nëse ju doni të përmirësoni vetëbesimin, këtu janë disa hapa për t’ju udhëhequr në rrugën e duhur:

Ndaloni të menduarit negativ për veten. Nëse jeni tepër kritik dhe nuk keni mendime pozitive për veten, ndaloni. Çdo ditë, shkruani tri gjëra për veten që ju bëjnë të lumtur.

Syno arritjen e qëllimeve në vend të përsosjes. Mos syno përsosshmëri, syno arritjen e qëllimeve një nga një.


Shiko gabimet si mundësi për të mësuar. Pranoni se ju do të bëni gabime dhe se gabimet janë pjesë e të mësuarit.

Provoni gjëra të reja. Eksperimentoni me aktivitete të ndryshme që do t’ju ndihmojë të zbuloni talentet tuaja.

Pajtohuni me atë që nuk mund të ndryshoni. Nëse nuk mund të ndryshoni diçka pranojeni dhe punoni në drejtim tjetër.

Caktoni qëllime. Mendoni se çfarë dëshironi, pastaj bëni një plan se si bëhet kjo.

Krenohuni me mendimet dhe idetë tuaja. Mos keni frikë për të shprehur ato.

Bëni një kontribut. Ndihmoni një shok në nevojë. Ndjenja se ndihma juaj është vlerësuar mund  të bëjë mrekulli për të përmirësuar vetëbesimin.

Ushtroni. Ju do të lehtësoni stresin dhe të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur.

Bëni qejf. Gëzoni veten duke kaluar kohë me njerëzit që ju interesojnë dhe duke bërë gjërat që i doni.

SHKARKO APP