Si të shpëtoni nga dhimbja e kokës për pak minuta, pa përdorur ilaçe

Kur ke dhimbje koke dhe nuk të gjendet asnjë ilaç, situata duket e pashpresë. Por nuk është kështu.

Ka një mënyrë të vërtetuar shkencërisht që mund të lehtësojë dhimbjen e kokës.

Teknika është e ngjashme me akupunkturën dhe refleksoterapinë, megjithatë nuk kërkon njohuri të veçanta mjekësore, shkruan “shëndeti”.

Si realizohet kjo teknikë
Së pari, merrni një pozicion të përshtatshëm dhe relakues. Mesazhi nuk kërkon shumë kohë: nga 30 sekonda deri në 1 minutë mesatarisht.

Masazhoni një pikë me prekje të lehta ose lëvizje rrethore. Zakonisht dhimbja e kokës lehtësohet pas 5-10 minuta.

Ka 6 pika kryesore për të shpëtuar nga dhimbja e kokës
Këto pika simetrike janë të lokalizuara në pjesën e pasme të duarve, mes gishtit madh dhe atij tregues. Presioni ushtruar në këtë pjesë ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, dhëmbit dhe tensionin në muskujt e qafës.
bfdb

Pikat Shuai gu
Pikat ‘Shuai gu’ janë të lokalizuara 2-3 cm larg nga fillimi i linjës së flokëve, në pjesën anësore. Për të gjetur këtë pikë duhet të ndieni një gropëz të vogël. Presioni i ushtruar në këtë pjesë ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve në rajonin temporal dhe lodhjen e syve.
ht

Pikat Tian Zhu
Këto pika janë të lokalizuara në pjesën e pasme të kokës, në mes të kokës dhe fillimit të shpinës. Masazhimi i këtyre pikave ndihmon për lehtësimin e kongjestionit nazal, dhimbjeve në sy dhe vesh, të kokës dhe migrenës.
fhd
Pikat Yingxiang 
Këto pika janë të lokalizuara në të dyja anët e mollëzave, në linjë me sytë. Ato ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjet e kokës, të dhëmbit dhe stresin.
hfr

Pikat Zan Zhu 

Këto pika simetrike janë të lokalizuara në anën e brendshme të vetullave. Masazhimi i kësaj pjese ndihmon gjithashtu në përmirësimin e mprehtësisë vizuale dhe hundëve të bllokuara. Masazhojeni për 1 minutë duke ushtruar pak presion ose me lëvizje rrethore.
hjtg
Pikat Yintang 
Pika e syrit të tretë, ose Yintang, gjendet në pjesën midis vetullave, në kufirin midis hundës dhe ballit. Me anë të këtij masazhi mund të lehtësoni edhe dhimbjet nga lodhjet e syve.
hk

 

 

SHKARKO APP