Si të ulni temperaturën me qepë

Virozat, grykët, kolla apo temperatura e lartë? Kryesisht meraku i të gjitha nënave të cilat gjatë gjithë kohës kujdesen për fëmijët që t’i mbajnë sa më larg këtyre sëmundjeve të stinës së dimrit. Skeptike edhe në përdorimin e ilaçeve, sepse ndonjëherë përdoren për të shëruar diçka, por në fakt shkaktojnë efekte anësore.

Në morinë e ilaçeve nuk dinë çfarë t’u japin fëmijëve të tyre kur ata kanë temperaturë të lartë. Temperatura e lartë është me të vërtetë shumë e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të parikuperueshme.

Dhe kush më mirë se produktet natyrale mund të shërojnë virozat e stinës kryesisht dhe veçanërisht temperaturën. Është fjala për qepën, e cila sjell vërtetë shumë përfitime shëndetësore në çfarëdolloj forme që konsumohet.

Një prej këtyre përfitimeve lidhet me uljen e temperaturës, shkruan Shije. Kur keni provuar çdo metodë për të ulur temperaturën e fëmijëve tuaj dhe termometri sërish shënon 39 apo 40, atëherë në ndihmë ju vjen vetëm një kokërr qepë.

Qërojeni qepën dhe priteni ne copa rrethore të trasha. Vendoseni nga një copë në shputat e  këmbëve të fëmijës tuaj dhe më pas vishuni çorapet.

Mund t’ua ndërroni copët e qepëve herë pas here derisa temperatura të ulet plotësisht dhe të shkojë deri në vlerën e saj normale. Do të shihni që ka vërtetë efekt të mënjëhershëm.

SHKARKO APP