Si të zgjedhim parfumin e duhur për partnerin?

Zgjedhja e një parfumi, është një sfidë e ndërlikuar në vetvete edhe kur bëhet fjalë për përdorim personal.
Por zgjedhja e parfumit të duhur për partnerin, mund të ngatërrojë edhe idetë e blerëses më të sigurt. Ja disa këshilla për të bërë zgjedhjen e duhur:

1. Hapi i parë, është të gjeni se ç’lloj parfumi përdor ai/ajo. Zbuloni se çfarë i pëlqen ose jo. Blerja për një mashkull mund të jetë më e ndërlikuar, pasi ata nuk bëjnë shumë komente, sidomos në këtë fushë. Mund ta pyesni si rastësisht gjatë një bisede, se çfarë parfumesh pëlqen. Më pas, mund të zgjidhni edhe nga familja e aromave ku ai parfum bën pjesë.

2. Sapo të merrni vesh markën e tij/saj të preferuar, zgjedhja mund të jetë më e lehtë. Por një rol të rëndësishëm në zgjedhje, luan edhe personaliteti i partnerit. Parfumi është si një firmë dhe sipas ekspertëve, çdo aromë i përshtatet një personaliteti. Për shembull, disa aroma mund të jenë për karaktere të hapura dhe komunikuese, të tjera për persona që reflektojnë dhe me natyrë të ndjeshme.

 

3. Parfumet në përgjithësi, klasifikohen në kategori që reflektojnë gjendje shpirtërore të ndryshme dhe kategori që u përshtaten personaliteteve të ndryshme. Zakonisht, ato me aroma lulesh dhe frutash janë të përshtatshme për femrat, kurse parfumet me baza druri apo rrëshire, janë të përsosura për meshkujt. Ndaj kur duhet t’i blini atij/asaj një parfum, kërkoni midis këtyre familjeve. Përbërësit e parfumeve për meshkuj, janë kryesisht esenca pishe, limoni, myshk lisi dhe agrumesh. Janë parfumet ideale për meshkujt që bien në sy, të matur dhe plot pasion.

SHKARKO APP