Si të zgjidhni çajin për të hequr dhjamin rreth belit

Ka plot çajra për të hequr dhjamin nga beli, përzierje me limon, me xhenxhefil, apo çaj jeshil por nuk e dini cilin të zgjidhni mes këtyre recetave të shumtë popullore? Por jo të gjithë çajrat janë të njëjtën vlerë për dobësim, apo ofrojnë cilësi të barabartë. Kështu që ju duhet të dini se çfarë jeni duke kërkuar kur të zgjidhni.

Ja disa këshilla:

Çajrat organikë janë gjithmonë më të mirë për ju, sepse mund të jeni të sigurt se ata nuk kanë kimikate. Kjo ndihmon për të eleminuar ekspozimin ndaj disa pesticideve, të cilat mund të çojë në marrjen e më shumë peshe.

Zgjidhni çajra që i kanë fletët e bimëve të lirshme, sepse i lejojnë çajit të ‘marrë frymë’ dhe pirja e tyre do të sjellë më shumë cilësi shëruese për organizimin tuaj, ndërsa çajrat e copëzuar nuk e kanë këtë veti.

Zgjidhni një markë të njohur ose një çaj që është i rekomanduar nga një mjek, nga një herbalist ose specialist çaji.

Së fundmi, gjithmonë ruajeni çajin në një zonë të errët, në një enë të mbyllur, për të siguruar cilësinë dhe freskinë e tij.

SHKARKO APP