Si t’i kuptoni miqtë e vërtetë
Miqësia është një lidhje që shpesh ne e kemi të vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur, dhe konsiderojmë miq persona që në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me ne.
Në fakt, miqësitë, sikurse dhe dashuria, nuk mund të ekzistojë nëse nuk i jepet liria reciproke. Por fatkeqësisht shpesh ndodh e kundërta, raporti simbiotik që në fillim duket si idilik, përfundon prej zhgënjimit nga egoizmi.
Disa tipare që ju ndihmojnë të dalloni nëse keni pranë një mik të mirë janë;
Bazohet te ndihma reciproke
Shoku/shoqja i/e vërtetë është gati të të japë një dorë në rast nevojë, madje në rrethanat më të vështira. Nuk është e thënë që ta realizojë gjithmonë synimin, por provon në limitet e mundësive. Një mik ose një mikeshë është ai/ajo që arrin t’ju kthejë një buzëqeshje ndërsa po kaloni një periudhë të keqe dhe të mërzitshme.
Pjesa e të qenët miq krijohet nga një përpjekje e përbashkët, nga një ndjeshmëri dhe një mirëkuptim i ndërsjellë. Nëse vetëm një prej jush angazhohet për të mbajtur këtë marrëdhënie dhe tjetri duket shumë i zënë për të ecur përpara në jetën e tij, atëherë mbase është rasti që të kuptoni se nuk ia vlen të harxhoni energjitë tuaja në këtë çështje.
Nuk pretendon asgjë
Miqësia e vërtetë është solide dhe e durueshme, kërkon por nuk pretendon. Në rast refuzimi, miku/mikesha e sinqertë nuk kapet, por përpiqet që të kujtojë arsyet e tjetrit, duke respektuar zgjedhjet.
Bazohet te sinqeriteti
Një mik është i sinqertë edhe kur e vërteta mund të rezultojë jo e hijshme në qoftë se qëndrimi i tij nuk do të bëhet përbuzës. Disa gënjeshtra duhen thënë, por në miqësi të vërtetë duhet të jenë vetëm të bardha.
Bazohet te besimi reciprok
Miqtë e vërtetë ndihmohen reciprokisht ndaj sulmeve të jashtme dhe veçanërisht nuk ia punojnë njëri-tjetrit pas shpine. Besimi, në këtë kuptim është thelbësor.
Bazohet te respekti
Një mik i vërtetë nuk pretendon ndryshime, por ju respekton dhe ju do për atë që jeni. Sepse dashuria e sinqertë arrin të pranojë diversitetin.
Edhe ndershmëria është kryesore
Kujtohuni gjithmonë se gjëja më e rëndësishme në një miqësi është ndershmëria, që nga gjërat