Si t’i vishni sandalet e sheshta në një ceremoni dasme
Kjo është stina e dasmave: edhe pse është vapë duhet të kemi një tualet perfekt, flokë perfekte, fustan perfekt dhe sandale perfekte
Kur vjen puna te sandalet, një zgjedhje e gabuar rrezikon të të prishë humorin ditën që duhet të ishte një argëtim. Takat mund të jenë shumë të dhembshme, sidomos kur është nxehtë; këmbët bymehen ndërsa ju keni dëshirë të kërceni. Por a e dinit se një sandale e sheshtë në një ceremoni dasme mund t’ju bëjë të dukeni shumë të sofistikuara dhe moderne?
Këshilla është që të zgjidhni ato me majë, të cilat janë elegante dhe delikate. Por si mund t’i kombinoni ato? Kemi zgjedhur disa veshje që kombinohen me sandalet e sheshta, pa hequr dorë nga eleganca.
Me një fustan të gjatë, me ngjyra dhe elegante
Është mënyra më e mirë për t’i veshur me një palë sandale të sheshta, të çmuara dhe komode. Me to mund të kërceni gjithë natën pa e ndier lodhjen e takave. Mos harroni të zgjidhni një fustan që të dukeni më të gjatë, jo të shkurtër. E mira është një fustan stil “princeshe”.
Me një palë pantallona super të gjera
Në pjesën më të madhe të rasteve, pantallonat gjithmonë e zgjasin figurën dhe nuk kanë nevojë për taka. Në këtë rast mund të zgjedhësh dhe një palë sandale të sheshta dhe të shtrenjta.
Një fustan trekuart
Këto fustane janë perfekte për këpucë balerina me gurë të çmuar në majën e tyre.
Me një fund të gjatë
Është komoditeti më i madh i një veshjeje. Zgjidhni këpucë balerina me lidhje nga pas.
Me një fustan romantik
Janë perfekte për sandale të sheshta me shkëlqim.
Dhe meqë jemi në stinën e dasmave, mund të keni se ç’të vishni dhe të kërceni gjithë natën pa u lodhur.