Sidriti flet për humbjen e vajzës, imam Naçi i qëndroi pranë
Në ”News 24”, është shfaqur emisioni i parë i rubrikës, ”Shqiptarët për Shqiptarët”, ku të ftuarit e parë ishin pikërisht këngëtari Sidrit Bejleri dhe imami i njohur, Elvis Naçi.
Emisioni nisi me statusin në rrjetin social facebook të Bejlerit, ku shprehte ndjenjat e tij pas humbjes së vajzës 19-muajshe, 10 vite më parë. ”Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për t’u kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh këngëtari në studio.
Imami Naci rrëfeu se ditën e humbjes së saj, e ka mbajtur në krah trupin e vajzës dhe ka qenë pranë familjes. ”Tronditja ishte e madhe. Atë ditë mbaj mend që i kërkova nuses së Sidritit ta mbaja në krahë dhe e mbajta se në këtë situatë jam i fortë”, rrëfeu Naci këtë moment të hidhur nga jeta e mikut të tij që i bëri bashkë.