Siguracioni i makinës nuk do të jetë më njësoj për të gjithë, historiku i aksidenteve vendos çmimin

Nga janari i vitit 2026, në Shqipëri hyn në fuqi sistemi “bonus–malus” për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, i cili lidh drejtpërdrejt çmimin e siguracionit me sjelljen e shoferit në rrugë.

Kjo rregullore u miratua gjatë vitit 2025, por nuk u zbatua menjëherë, pasi viti që lamë pas u konsiderua si “viti zero” për ndërtimin e historikut të aksidenteve për çdo drejtues mjeti.

Sipas sistemit të ri, shoferët që kanë shkaktuar aksidente apo dëme në të shkuarën do të paguajnë sigurime më të shtrenjta, ndërsa drejtuesit e rregullt, pa incidente, do të përfitojnë ulje në çmim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregullorja e re përfshin shtatë faktorë risku që përcaktojnë çmimin përfundimtar të siguracionit: fuqia motorike e automjetit, mosha e shoferit, përvoja në drejtimin e mjetit, përdorimi i makinës (privat, biznes, transport), qarku i regjistrimit të automjetit, vjetërsia e mjetit dhe historiku i aksidenteve

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky mekanizëm synon të nxisë drejtimin e kujdesshëm dhe të ndëshkojë sjelljet e rrezikshme në rrugë.

Skema është kundërshtuar në komisionet parlamentare, ku është kërkuar rishikimi i disa kritereve, veçanërisht atij që lidhet me qarkun e regjistrimit të automjetit.

Në praktikë, qytetarët që kanë regjistruar mjetet në qarqe si Berati, Dibra apo Kukësi do të përfitojnë më lehtë bonuse, ndërsa ata që janë të regjistruar në Tiranë dhe qarqe të tjera me incidencë më të lartë aksidentesh do të penalizohen me tarifa më të larta.

Autoritetet sqarojnë se sistemi “bonus–malus” është një model i aplikuar gjerësisht në Evropë dhe synon të krijojë më shumë drejtësi në tregun e sigurimeve, duke e bërë çmimin proporcional me riskun real të çdo shoferi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?