Siguria Ushqimore – Ministria e Bujqësisë kontroll në tregun e Tapizës, bllokohen dhjetëra bagëti

Ministria e Bujqësisë ka bllokuar dhjetëra bagëti pas një kontrolli të beftë që ushtroi në tregun e gjësë së gjallë në Tapizë. Gjatë kontrollit inpektorët konstatuan mungesë dokumentacioni sigurie nga veterinerët e zonës tek gjedhi që do tregtohej, ndërkohë që masat janë edhe në funksion të parandalimit të shitjes së bagëtive të prekura nga Dermatoza Nodulare.

Dhjetëra bagëti janë bllokuar pas një kontrolli të befasishëm të Ministrisë së Bujqësisë në tregun e Tapizës.

Bagëtitë e sekuestruara nuk ishin të kontrolluar nga veterinerët e zonave, ose kishin matrikuj false.

Ka qenë ora 3 e mëngjesit kur inspektorët ushtruan një kontroll imtësishëm për dokumentat përkatës për sigurinë e mishit që do hidhet për konsum si masë edhe ndaj sëmundjes së gjedhit.

Edi Ferro: “Në njërin krah kërkon shërbime veterinare shtetërore siç janë vaksinime të ndryshme dhe dëmshpërblime në rastet kur kafshët dalin pozitive përkundrejt sëmundjeve zonotike siç është bruceloza, antraksi etj. Në krahun tjetër kemi një mosnjohje, dhe nuk teproj të them që është një mospërgjegjësi e një pjese të caktuar fermerësh të cilët duhet të njoftojnë shërbimin veterinar rajonal në kohën kur një kafshë lind apo kur një kafshe i ka rënë matriku nga veshi që janë raste shumë të pakta”.

Aksioni i Ministrisë së Bujqësië, do të shtrihet edhe në zona të tjera të vendit me qëllim rritjen e sigurisë te konsumatori.

SHKARKO APP