Sikur të fitonte Hitleri, çfarë do të ndodhte?
Shkrimtari britanik Robert Harris, në librin e tij “Atdheu” merret me atë se si do të dukej bota nëse Hitleri do të fitonte Luftën e Dytë Botërore.
Plani i Hitlerit për “Evropën e Re”, është i përbërë nga dy pjesë. Në njërën anë gjendet Perëndimi, ku në bazë të të mësuarit nazist, jetojnë “raca e pastër” gjermane, e në anën tjetër Lindja, ku jetonin hebrenjtë dhe sllavët, “popujt me racë të papërshtatshme”.
Siç përcjellin mediat serbe, një plan konkret për Serbinë ka qenë që në zonën përreth Danubit “duke e pastruar” nga sllavët, të formohet një provincë me Prince Eugenio Eugenštatom, me Beogradin si kryeqytetin e saj, tregon historiani Predrag Markovic, i cili së bashku me kolegun e tij, historianin Qedomir Antiq, janë autorë të “Historia Alternative e Serbisë” .
Siç shtohet më tej, plani i Hitlerit për Poloninë dhe Bashkimin Sovjetik nënkuptonte shkatërrimin e kombit elit sllav dhe transformimin e tyre në robër.
“Qytete të mëdha të tilla si Varshava, Leningradi dhe Moska do të shkatërroheshin dhe në disa pjesë të Bashkimit Sovjetik do të populloheshin me gjermanë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e mediave serbe.