Sinkronizimi perfekt i studentëve në Kinë “çmend” webin, mbi 13 milionë klikime

Me siguri këta studentë po përshëndesin ndonjë udhëheqës të lartë në Kinën komuniste, por mund të bëjë nostalgjikë edhe shumë shqiptarë që e kanë përjetuar kohën e parakalimeve kryesisht për festën e 1 Majit përpara udhëheqësve të PPSH-së.

Rregulli, disiplina, koordinimi perfekt janë elementet që e bëjnë të mrekullueshme këtë koreografi e jo vetëm kaq, ajo është bërë virale dhe po çmend mbarë botën. Vetëm pak ditë ka që është hedhur në rrjet dhe është parë më shumë se 13 milionë herë.

Qindra studentë të vendosur në formën e një kuadrati në një fushë futbolli, ngrihen e ulen sipas një ritmi të caktuar, një herë djathtas, pastaj majtës, një tjetër grup në qendër, duke krijuar kështu figura 3D me të vërtetë fantastike.

SHKARKO APP