Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Presidenti Begaj: Mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Siria e ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka komunikuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Një urim për këtë ngjarje e ka dhënë dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Kreu i shtetit shkruan se Siria mbështet shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
”Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje”,-shkruan Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

