Siria njeh pavarësinë e Kosovës, reagon edhe Meta: Vend mik i kombit shqiptar
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Siria. Meta shkruan në një postim në Facebook, se Siria është një vend mik tradicional i kombit shqiptar dhe faktor me peshë në Lindjen e Mesme.
“E përshëndes dhe vlerësoj vendimin e drejtë historik dhe shumë të rëndësishëm të Republikës Arabe të Sirisë për njohjen e Kosovës.
Mirënjohje dhe falenderim të thellë Sirisë, vend mik tradicional i kombit shqiptar dhe faktor me peshë në Lindjen e Mesme, që po dëshmon përkushtim për të ecur në rrugën e duhur.
Urimet më të përzemërta vëllazërore popullit dhe institucioneve të Kosovës për këtë njohje të re”,-shkruan Meta.
KOHA JONË SONDAZH

