Sistemi i ri i adresave gati brenda dhjetorit, në të kundërt gjoba

Të gjitha njësitë vendore në Shqipëri do të duhet të pajisin çdo objekt, me një adresë të saktë brenda datës 31 dhjetor të këtij viti.
Ligji i ri që ka hyrë në fuqi parashikon sanksione që pothuajse u dyfishuan. Kështu nëse për një objekt ekzistues nuk vendosen adresat, njësia admninistrative gjobitet me 100,000 lekë nga rreth 50,000 që ishte më parë. Për godinat e reja, ligji parashikon që duhet të pajisjen me adresa që në momentin që marrin lejen e ndërtimitdhe në rast se kjo nuk zbatohet, gjoba shkon në 50,000 lekë. Këto sanksione mund të ankimohen në gjykatat administrative.
E nëse bashkitë do të dështojnë në realizimin e këtij detyrimi, atëherë në ‘lojë’ hyn institucioni i prefekturës.

Ja çfarë duhet të përmbajë një adresë:

-emri i njësisë së vetëqeverisjes vendore, në të cilën ndodhet ndërtesa;

-emri i njësisë administrative, në të cilën ndodhet ndërtesa;

-emri i qytetit ose fshatit ku ndodhet ndërtesa;

-emri i bulevardit/rrugës/rrugicës/sheshit ose parkut ku ka daljen ndërtesa dhe përcaktohet vetëm me njërin nga elementet e mësipërme. Emri formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë, por jo vetëm me numra;

-numri rendor i ndërtesës, bulevardit /rrugës/rrugicës/parkut ose sheshit.

Ky numër rendor mund të jetë:

-një numër natyror;

-dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e fraksionit (/);

-numri i hyrjes, që shërben për identifikimin e hyrjes në të njëjtën ndërtesë. Ky numër rendor

mund të jetë:

-një numër natyror;

-dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e fraksionit (/);

-numri i apartamentit, që shërben për identifikimin e një banese/biznesi në një hyrje të ndërtesës.

Ky numër rendor mund të jetë:

-një numër natyror;

– dy numra natyrorë, të ndarë me shenjën e fraksionit (/);

– kodi postar, i miratuar

SHKARKO APP