Situata në Konispol përmirësohet, deputeti Bido njofton ndërhyrjet në Bistricë të Madhe

Në qarkun e Vlorës vijojnë ndërhyrjet për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura, veçanërisht në zonat e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit.

Deputeti i Vlorës, Ardit Bido, deklaroi për ATSH-në se në Sarandë po vijon puna për riparimin e argjinaturës së Bistricës së Madhe, e cila është dëmtuar dhe ka shkaktuar përmbytje në fushën e Çukës deri në liqenin e Butrintit, përfshirë edhe hidrovorin e zonës. Ai bëri të ditur se punimet janë në proces dhe pritet të përfundojnë brenda rreth një jave.

Bido informoi gjithashtu se janë evakuar bagëtitë e një stani, ndërsa janë regjistruar dëme në blegtori për shkak të përmbytjeve. Në Delvinë, reshjet kanë shkaktuar dëmtime në disa fshatra, ku Forcat e Xhenios po punojnë për të rikthyer qarkullimin në akset që lidhin Lefterhorin, Rusanin, Vllahatin, Kakodhiqin dhe zonat përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, situata në Konispol ka nisur të përmirësohet. “Ujërat janë tërhequr nga fshati Vrin dhe hidrovori është vënë në funksion të plotë, duke lehtësuar pastrimin e fushës së përmbytur,” tha Bido.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai siguroi se autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet në zonat e prekura, duke u angazhuar për parandalimin e dëmeve të mëtejshme dhe rikthimin e normalitetit në komunitetet e përfshira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?