“S’ka melodi më të bukur”, Klajdi Haruni bën tatuazh “zërin” e babait të tij

Padyshim që prindërit janë gjëja më e rëndësishme e jetës sonë dhe duam që ti kemi me vete kudo që ndodhemi.

Dhe këngëtari i njohur Kaldi Haruni ka gjetur një zgjidhje perfekte që zëri i babait të tij ta shoqërojë kudo.

Ai ka realizuar një tatuazh me ‘zërin’ e babait duke u shprehur se nuk ekziston melodi më e bukur.

“Unë e dua muzikën, melodinë, por për mua ska melodi më të bukur se zëri tënd … Të dua bab,”– shkruan Haruni në një postim në Instagram ku ka postuar edhe fotografinë e tatuazhit të realizuar në dorë.

SHKARKO APP