S’ka zhdoganim për debitorët – Detyrimet e pashlyera, 11 mijë urdhra bllokimi nga tatimet

Në 11 mijë raste gjatë vitit të shkuar, administrate tatimore ka urdhëruar bllokimin e veprimeve në dogana të subjekteve debitore për të mbledhur me forcë detyrimet e papaguara. Falë kësaj mase shtrënguese autoritetet kanë arritur të vjelin një total detyrimesh të papaguara prej 462 milionë lekësh.

Bllokimi I veprimeve në dogana është një prej masave shtrënguese që tatimet dhe doganat shfrytëzojnë për të mbledhur detyrimet e papaguara. Paralelisht, Në vitin 2016 Administrata Tatimore ka vendosur 5,660 sekuestro ndaj pasurive të subjekteve debitore si masë shtrënguese për të shlyer detyrimet.

Përmes këtyre sekuestrimeve është bërë e mundur vjelja e detyrimeve për një total prej 1 miliardë lekësh, afërisht 10 milionë dollarë, ndërkohë që shuma totale e tyre vlerësohet rreth 90 milionë dollarë.

/SCAN

SHKARKO APP