”Skamja” e fëmijëve të pasur të Tiranës (FOTO)

Ata janë të bekuar nga pasuria që disponojnë prindërit e tyre. Pas luksit që pamë tek fëmijët e pasur në botë, rradha na erdhi të shohim “fëmijët e pasur të Tiranës”. Një profil në rrjetin social ”Instagram” me të njëjtin emër, ku ka më shumë se 15 mijë ndjekës.

Për këtë jetesë luksi të fëmijëve, tabloiti ”Daily Mail”, i ka kushtuar vëmendje. “Ndërsa moti i ftohtë vendos për shumicën prej nesh shtrëngimin e rripave deri në sezonin festiv, ky nuk duket të jetë rasti për këta adoleshentë”.

Makina moderne, pushime të pafundme në vendet më luksoze dhe “selfie” të papara, fëmijët e pasur të Tiranës e shfaqin në internet pasurinë e tyre si për të nxitur zili.

Siç vihet re edhe nga fotografitë e publikuara nga “Daily Mail”, ata shfaqen me makina të ndryshme, të llojeve e modeleve nga më të fundit dhe shpeshherë ata udhëtojnë me flamurin e tyre kombëtar mbi këto makina si një prirje popullore për identifikim.

SHKARKO APP