Skandal/ Ja si blihen votat në mes të ditës në Shkodër (FOTO/VIDEO)

Gjatë ditëve të fushatës ka pasur raportime të ndryshme në media për blerje të votave, por kjo që shihet në këtë video në Shkodër e kalon çdo imagjinatë.

Qytetarë të ndryshëm janë vënë  në radhë në qendër të qytetit dhe marrin ndihma në këmbim të votës. Ndihmat janë sheqet, vaj dhe artikuj të tjerë ushqimorë.

 Kjo video është dëshmia e një fushate skandaloze. Në vitin 2017 ende blihen vota me vaj  dhe bukë. Kjo ndodh në qendër të Shkodrës. Në mes të ditës dhe pa u shqetësuar nga askush.

Ish-deputeti i PD-së, Ramiz Çobaj thotë se ndihmat ndahet nga kandidati i PSD-së, Tom Doshi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=vKWy70vgIEM&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_cs_PiWqoak” width=”560″ height=”315″]

LEXONI EDHE
PS presion personelit të shkojnë në miting. LSI denoncon drejtorin e spitalit

Skandal në Pukë/Policia ndalon 4 persona që blinin vota

PS-ja shkel ligjin dhe del me autobuzë nëpër Bulevard

“Kontroll listave të ndihmës ekonomike, po fshihen përfituesit për fushatë”

SHKARKO APP